HyperText Markup Language (HTML)

Print

HTML është gjuhë me të cilën bëhet "pëshkrimi" i një Web faqeje. Në krahasim me gjuhët programore të mirëfillta, siç janë C, Java, BASIC apo ndonjë tjetër, mundësitë i ka shumë modeste, sepse gjuha HTML i dedikohet vetëm përpilimit të blloqeve të një faqeje e jo ekzekutimit të kodit programor. Pra, në HTML nuk do të gjeni komanda, cikle, fuksione, variabla, matrica e koncepte të ngjashme që janë të përbashkëta për gjuhët programore. Në vend të komandave, në HTML ka etiketa (tag).  Etiketat përdoren për përshkrimin e strukturës së HTML dokumentit, gjegjësisht Web faqes, vendosjen e përnbajtjes së faqes dhe deri në njëfarë mase definimin e pamjes së dokumentit.

Elementet e HTML, gjegjësisht etiketat, fillojnë me shenjën <, ndërsa mbarojnë me shenjën >. P.sh. <html>, <head>, <body>, <p>, etj.

Çdo element vie në çift, njëri për hapje, tjetri për mbyllje. Për shembull, <p> e fillon një paragraf, ndërsa </p> e mbyll paragrafin.

Fatcow review is based on customer testimonials and is listed on the Best Web Hosting Reviews site.