Sëmundjet e gjirit - Fjala e recensuesve

Fjala e recensuesve

Libri “Sëmundjet e gjirit”, i shkruar nga doktori i shkencave të mjekësisë Selami Sylejmani përbën një iniciativë shumë të vlefshme, jo vetëm për personelin mjekësor, por edhe për popullatën në përgjithësi. Ky libër përmban një informacion bashkëkohor lidhur me sëmundjet beninje dhe malinje të gjirit, faktorët e rrezikut, masat parandaluese të kancerit të gjirit, metodat diagnostikuese dhe trajtimin e këtyre patologjive. Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, duke bërë kështu që edhe lexuesi i thjeshtë të mund të kuptojë problematikën në fjalë, pra, me fjalë të tjera, libri mund t’i shërbejë shumë mirë edhe popullatës në përgjithësi.

Kanceri i gjirit është një nga patologjitë më emotive për gruan, pasi çdo simptomë lidhur me gjirin, përhap një frikë për një sëmundje malinje dhe një ndjenjë paniku për më të keqen. Në fakt afro 90% e këtyre grave do të kenë një patologji beninje. Por, nga ana tjetër, kanceri i gjirit në vendet e zhvilluara prek rreth 1 në çdo 8-9 gra, duke u bërë kështu një problem evident jo vetëm për pacienten, por edhe për familjen e të afërmit e saj.
Shkenca ka bërë progres të madh në fushën e diagnozës, të trajtimit dhe të parandalimit të kancerit të gjirit dhe kjo ka sjellë si rezultat një ulje të ndjeshme te vdekshmërisë nga kjo sëmundje. Megjithatë, në vende si tonat, popullata akoma nuk është bërë e vetëdijshme ose nuk ka informacionin e duhur që të kuptojë se parandalimi dhe diagnoza e hershme, janë çelësi i suksesit për trajtimin e kësaj patologjie. Pavarësisht politikave shëndetësore të shteteve tona, lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit, mbetet akoma shumë për të bërë. Në këto kushte, ky libër del në botim pikërisht në kohën e duhur dhe ka për qëllim të ndërgjegjësojë dhe të informojë popullatën dhe personelin shëndetësor, me të rejat më të fundit të shkencës, për zbulimin në kohë dhe  për trajtimin e këtyre patologjive të rrezikshme, me qëllim që të arrijmë edhe ne, sa më parë, në nivelin e vendeve të zhvilluara.

Autori me këtë libër ka marrë përsipër një detyrë sa shkencore e profesionale, aq dhe humanitare për popullin e tij. Shkrimi me një gjuhë të thjeshtë bën lehtësisht të kuptueshëm informacionin për këtë patologji, por jep, nga ana tjetër, edhe këshilla praktike, që lidhen me kujdesin që duhet pasur për mënyrën e jetesës, ushqyerjen dhe vetëkontrollimin e gjinjve. Libri ilustrohet me fotografi dhe ilustrime të shumta, të cilat e bëjnë atë më të kuptueshëm dhe ja rrisin vlerat. Ky libër mund të shërbejë shumë mirë edhe për studentët e fakultetit të mjekësisë.

Nëpërmjet këtij libri autori të vendosë përballë disa fakteve shkencore të cilat janë kokëforta dhe duhet detyrimisht ta bëjnë lexuesin të përgjegjshëm se shumë gjera të shëndetit lidhen me informacionin e nevojshëm që duhet të ketë, si dhe me respektimin e disa rregullave të thjeshta, por shumë të rëndësishme për jetën. Disa nga këto fakte janë:

  • Çdo 2 minuta në botë diagnostikohet një grua me kancer të gjirit.
  • Një në çdo 8-9 gra, që jetojnë deri në moshën 85 vjeç, do të ketë kancer të gjirit gjatë jetës së saj.
  • Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekjes së grave në moshat 40-55 vjeç.
  • 70% e të gjitha kancerëve të gjirit, zbulohen nga vetë­kon­trollimi i gjinjve nga gruaja. Mamografia dhe ultrasonografia rekomandohen në mënyrë sistematike, pasi jo të gjitha formacionet janë të palpueshme.
  • 8 nga 10 formacionet e palpueshme të gjirit nuk janë kanceroze.
  • Mamografia dhe ultrasonografia mund të zbulojnë kancerin e gjirit gati 2 vjet përpara se ai të bëhet i palpueshëm.
  • Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, mbijetesa 5-vjeçare arrin ne 96%. Mbi 2 milion të mbijetuar nga kanceri i gjirit janë sot gjallë ne ShBA.

Pra, mesazhi i autorit është i qartë: -Ju lutem, gjeni pak kohë për të mësuar diçka më tepër rreth kancerit të gjirit, duke lexuar këtë libër. Të kesh njohuri lidhur me problemet e kancerit të gjirit dhe të hartosh një plan të hershëm për zbulimin e tyre, këto janë rrugët thelbësore për të mbrojtur veten dhe ata që i doni e ju duan.
Më këtë rast i uroj autorit që të vazhdojë me botimin e librave të tjerë profesionalë, po kaq të mirë në të ardhmen.

Prof. dr. Ilir GJYLBEGU
Prof. dr. Orion GLIOZHENI
Prof. dr. Rubena MOISIU

Profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës

 

 

 

Dr.sc. Selami Sylejmani

"SËMUNDJET E GJIRIT"

Boton:
Shtëpia Botuese “ORBIS” Prizren

Biblioteka:
“Mjekësia për të gjithë”

Për botuesin:
Tahir Hoxha

Redaktor shkencor:
Prof. dr. Gjergj Minga

Recensues:
Prof. dr. Ilir Gjylbegu
Prof. dr. Orion Gliozheni
Prof. dr. Rubena Moisiu


Lektor:
Prof. dr. Sadri Fetiu

Korrektor:
Musa Bushrani

Redaktor teknik:
Tahir Hoxha

Ballina dhe ilustrimet e kapitullit VII:
Arbnor Morina

Shtypi:
Ndërmarrja Grafike SIPRINT Prizren

Botimi është ndihmuar nga:
Kompania “ROCHE”, përfaqësia për Kosovë

ISBN: 978-9951-566-00-1
Formati: 13x20 cm
Faqe: 256
Teknika: Kolor i plotë
Çmimi në libraritë e Kosovës: 12

Bashkë me librin shpërndahet një DVD falas me 2 orë program shkencor dhe intervista të autorit.

 

Për momentin, librin mund ta gjeni te këto lokacione:

PRISHTINË

  • Libraria Universitare ARTINI, te Instituti Albanologjik

PRIZREN

  • NSH ORBIS, Saraçëve 49c, Lagja e Çoragës, pranë xhamisë
  • Libraria HEADWAY, pranë Hamamit, mbrapa PTK-së
  • Libraria SIPRINT, te Qafa e Kishës, Shatërvan
  • Libraria PENA, afër Gjimnazit, Terzimahallë
  • Libraria TUBA, Hipermarketi ABI Center
  • Libraria, Hipermarketi VIVA
  • Libraria ADOGRAF, përballë Kuvendit Komunal të ri
  • Libraria BAF, Qendra e Artizanateve, Bazhdarhane

Për të porositur, na kontaktoni në numrat:

+377 44 78 12 03
+386 49 20 56 77

ose na shkruani nga faqja e kontaktit duke klikuar këtu.

 


Përveç KosPay, së shpejti do të ofrohet mundësia e pagesës me karta krediti nëpërmes shërbimeve 2Checkout dhe PayPal.



Free template 'Colorfall' by [ Anch ] Gorsk.net Studio. Please, don't remove this hidden copyleft!