Sëmundjet e gjirit - Dr.sc. Selami Sylejmani
Sëmundjet e gjirit - Vetëkontrollimi i gjinjve

Kapitulli VII: Vetëkontrollimi i gjinjve

 

7.1. Hyrje

Më së paku që mund të bëjë një grua për vetveten është që vetë t’i kontrollojë gjinjtë e saj një herë në muaj. Vetëkontrollimi i gjinjve është metoda e parë dhe më e përhapur për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji. Për shkak të mënyrës së thjeshtë të realizimit, paraqet metodën themelore në vargun e ekzaminimeve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit është i pranishëm 2 deri në 8 vjet para se të hetohet ose të diagnostikohet. Për këtë shkak, sa më herët të fillojë të bëhet vetëkontrollimi i gjinjve aq më herët mund të zbulohen ndryshimet që mund të ndihmojnë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të fillojë të praktikohet që në moshën 20-vjeçare, por jo më vonë se mosha 25-vjeçare. Qëllimi i vetëkontrollit të gjinjve është që gruaja të mësojë ndërtimin normal të gjinjve të saj. Duke e njohur formën, madhësinë dhe ndërtimin normal të gjinjve, ajo do t’i he-tojë më lehtë në të ardhmen ndryshimet eventuale dhe do të mund t’i ndërmarrë me kohë veprimet e nevojshme të mëtutjeshme.

Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të kryhet një herë në muaj, përafërsisht çdo muaj në të njëjtën kohë. Është më së miri të bëhet në mëngjes ose në mbrëmje. Gratë me cikël të rre­gullt menstrual duhet ta bëjnë vetëkontrollimin e gjinjve nga dita e 5-të deri ditën e 10-të të ciklit menstrual. Megjithatë, këshillohet që të bëhet rutinë vetëkontrollimi i gjinjve në ditën e fundit të ciklit menstrual. Kjo periudhë është e përshtatshme edhe për ekzaminimin mamografik, si edhe për ekzaminim ultrasonografik.

Kujdes, dita e parë e menstruacioneve është dita kur fillojnë gjakderdhjet menstruale. Kjo periudhë e ciklit menstrual është momenti kur gjinjtë janë më pak të ndjeshëm. Gratë me cikël të parregullt menstrual dhe ato në periu­dhën e postmenopauzës mund të zgjedhin vetë cilëndo ditë në muaj për ta bërë vetëkontrollimin e gjinjve, por duhet të respektohet gjithmonë data e njëjtë. Kohëzgjatja normale e vetëkontrollimit të gjinjve duhet të sillet nga 15 - 30 minuta.

Vetëkontrollimi i gjinjve kryhet në dy pjesë. Pjesa e parë është vështrimi i gjinjve dhe pjesa e dytë është prekja ose palpimi i gjinjve. Vetëkontrollimi i gjinjve mund të bëhet para pasqyrës, në pozitë të shtrirë në një sipërfaqe të fortë dhe nën dush gjatë larjes.

Read more...
 
Sëmundjet e gjirit - Përmbajtja

Përmbajtja

Fjala e redaktorit shkencor, 11
Fjala e recensuesve, 21
Parathënie, 25
Kapitulli I: Historiku i sëmundjeve të gjirit, 29
Kapitulli II: Anatomia dhe fiziologjia e gjirit, 33
Kapitulli III: Sëmundjet e gjirit, 41
Kapitulli IV: Kanceri i gjirit, 65
Kapitulli V: Faktorët e rrezikut relativ dhe parandalimi i kancerit të gjirit, 87
Kapitulli VI: Metodat kryesore të diagnostikimit të sëmundjeve të gjirit, 105
Kapitulli VII: Vetëkontrollimi i gjinjve, 119
Kapitulli VIII: Mjekimi i kancerit të gjirit, 133
Kapitulli IX: Kanceri i gjirit te meshkujt, 147
Kapitulli X: Paragjykimet dhe pyetje më të shpeshta për kancerin e gjirit, 159
Fjalorth, 203
Shënim për autorin, 211
Literatura, 221
Burimet nga Web-i, 231
Herceptin - trajtimi që bëri revolucion në luftën kundër kancerit të gjirit HER2 pozitiv, 233

Read more...
 
Sëmundjet e gjirit - Fjala e recensuesve

Fjala e recensuesve

Libri “Sëmundjet e gjirit”, i shkruar nga doktori i shkencave të mjekësisë Selami Sylejmani përbën një iniciativë shumë të vlefshme, jo vetëm për personelin mjekësor, por edhe për popullatën në përgjithësi. Ky libër përmban një informacion bashkëkohor lidhur me sëmundjet beninje dhe malinje të gjirit, faktorët e rrezikut, masat parandaluese të kancerit të gjirit, metodat diagnostikuese dhe trajtimin e këtyre patologjive. Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, duke bërë kështu që edhe lexuesi i thjeshtë të mund të kuptojë problematikën në fjalë, pra, me fjalë të tjera, libri mund t’i shërbejë shumë mirë edhe popullatës në përgjithësi.

Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>

Page 1 of 2

 

 

Dr.sc. Selami Sylejmani

"SËMUNDJET E GJIRIT"

Boton:
Shtëpia Botuese “ORBIS” Prizren

Biblioteka:
“Mjekësia për të gjithë”

Për botuesin:
Tahir Hoxha

Redaktor shkencor:
Prof. dr. Gjergj Minga

Recensues:
Prof. dr. Ilir Gjylbegu
Prof. dr. Orion Gliozheni
Prof. dr. Rubena Moisiu


Lektor:
Prof. dr. Sadri Fetiu

Korrektor:
Musa Bushrani

Redaktor teknik:
Tahir Hoxha

Ballina dhe ilustrimet e kapitullit VII:
Arbnor Morina

Shtypi:
Ndërmarrja Grafike SIPRINT Prizren

Botimi është ndihmuar nga:
Kompania “ROCHE”, përfaqësia për Kosovë

ISBN: 978-9951-566-00-1
Formati: 13x20 cm
Faqe: 256
Teknika: Kolor i plotë
Çmimi në libraritë e Kosovës: 12

Bashkë me librin shpërndahet një DVD falas me 2 orë program shkencor dhe intervista të autorit.

 

Për momentin, librin mund ta gjeni te këto lokacione:

PRISHTINË

  • Libraria Universitare ARTINI, te Instituti Albanologjik

PRIZREN

  • NSH ORBIS, Saraçëve 49c, Lagja e Çoragës, pranë xhamisë
  • Libraria HEADWAY, pranë Hamamit, mbrapa PTK-së
  • Libraria SIPRINT, te Qafa e Kishës, Shatërvan
  • Libraria PENA, afër Gjimnazit, Terzimahallë
  • Libraria TUBA, Hipermarketi ABI Center
  • Libraria, Hipermarketi VIVA
  • Libraria ADOGRAF, përballë Kuvendit Komunal të ri
  • Libraria BAF, Qendra e Artizanateve, Bazhdarhane

Për të porositur, na kontaktoni në numrat:

+377 44 78 12 03
+386 49 20 56 77

ose na shkruani nga faqja e kontaktit duke klikuar këtu.

 


Përveç KosPay, së shpejti do të ofrohet mundësia e pagesës me karta krediti nëpërmes shërbimeve 2Checkout dhe PayPal.



Free template 'Colorfall' by [ Anch ] Gorsk.net Studio. Please, don't remove this hidden copyleft!

feed-image Feed Entries